Bota

El-Xhunejdi, emri simbol i rezistencës së Kudsit dëshiron një jetë në liri

Xhunejdi thekson se dëshiron të jetojë i lirë në territorin e tij pa pengesat e imponuara nga pushtimi dhe se dëshiron të vizitojë Kudsin, të cilin e do shumë

Qais Omar Darwesh Omar, Hacer Başer   | 21.01.2022
El-Xhunejdi, emri simbol i rezistencës së Kudsit dëshiron një jetë në liri

Ramallah

KAYS EBU SEMRA

Palestinezi Fevzi el-Xhunejdi i cili u bë simbol i rezistencës së Kudsit me pamjet gjatë arrestimit me sy të mbyllur nga një numër i madh ushtarësh izraelitë 5 vite më parë kur ai ishte 16-vjeç, kërkon një jetë pa praninë e pushtimit.

Xhunejdi u arrestua nga më shumë se 20 ushtarë izraelitë duke "i lidhur sytë" gjatë ngjarjeve të përjetuara në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor nën pushtim më 7 dhjetor 2017 pasi SHBA-ja kishte njohur Kudsin si "kryeqytet të Izraelit". Pavarësisht viteve të kaluara Xhunejdi ndjen ende efektet fizike dhe psikologjike të asaj që ka përjetuar.

Xhunejdi i cili u kthye në simbolin e rezistencës së Kudsit, sot është 21-vjeç. Ai thotë se ende vuan nga problemi i frakturës që u formua në shpatullën e tij gjatë arrestimit dhe se ngjarja ka ndikuar negativisht në jetën e tij edhe në aspektin psikologjik.

"Pavarësisht sulmit me të cilin u përballa, ende jam në të njëjtën rrugë"

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), duke vënë në dukje se pavarësisht gjithë kësaj ngjarja që përjetoi e forcoi një anë të tij më shumë se kurrë më parë, Xhunejdi tha: "Ajo ngjarje kur unë u arrestova, më bën edhe më të fortë se më parë lidhur me mbrojtjen e kauzës palestineze. Pavarësisht sulmit dhe situatës me të cilën u përballa, ende jam në të njëjtën rrugë".

Dëshiron të vizitojë Kudsin, të cilin e do shumë

Në fjalën e tij, Xhunejdi thekson se dëshiron të jetojë i lirë në territorin e tij pa pengesat e imponuara nga pushtimi dhe se dëshiron të vizitojë Kudsin, të cilin e do shumë. "Dëshiroj të jetoj i lirë pa u përballur më prej shkeljeve izraelite", tha Xhunejdi.

Punon në fushën e ndërtimit

Aktualisht Xhunejdi punon në fushën e ndërtimit dhe dëshiron të punojë në një punë më të mirë si personi i vetëm i cili siguron jetesën e familjes.

Xhunejdi gjithashtu u bën thirrje zyrtarëve për ndihmë për trajtimin e babait të tij i cili nuk mund të punojë.

- Falënderim ndaj Erdoğan-it për mbështetjen e dhënë për kauzën palestineze

Emri simbol i rezistencës së Kudsit, Xhunejdi ka falënderuar edhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan për atë që ka bërë për kauzën e Palestinës.

I lumtur nga solidarizimi që populli turk ka treguar me popullin palestinez, Xhunejdi tha se ka kaluar ditë shumë të bukura gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2018.

"Jemi shumë krenar për rëndësinë që Turqia i kushton kauzës palestineze"

Xhunejdi në fjalën e tij theksoi se "Jemi shumë krenar për rëndësinë dhe interesin që Turqia i kushton kauzës palestineze".

Palestinezi Fevzi el-Xhunejdi u arrestua duke u mbajtur me sy "të lidhur" nga mbi 20 ushtarë izraelitë më 7 dhjetor 2017 gjatë ngjarjeve në qytetin El-KHalil në Bregun Perëndimor nën pushtim pasi SHBA-ja kishte njohur Kudsin si "kryeqytet të Izraelit".

Ndaj Izraelit ka patur një reagim të madh nga komuniteti ndërkombëtar pasi në media u pasqyruan pamjet e Xhunejdit i cili u bë emri simbol i rezistencës së Kudsit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın