Enes Duran
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
QUITO (AA) – Ekuadori pas tërmeteve intensive që e goditën këtë shtet më 16 dhe 20 prill, ku humbën jetën më shumë se 650 persona, përpiqet që të shërojë plagët e shkaktuara nga shkatërrimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tërmetin me fuqi prej 7.6 ballë sipas Rihterit që e goditi Ekuadorin më 16 prill, si dhe tërmeti tjetër me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit që këtë vend e goditi më 20 prill, përskaj disa qindra të vdekurve, janë lënduar edhe rreth 17.000 persona, ndërsa dhjetë mijëra persona mbetën të pastrehë.
Në kryeqytetin e vendit, Quito, nuk janë regjistruar humbje të konsiderueshme, por situata është tejet më ndryshe në krahasim me veriun e vendit. Tërmeti i cili më 16 prill goditi qytetet Pedernales, Manta, Portoviejo, Carceta dhe Guayaquil, zgjati 40 sekonda.
Qyteti Pedernales ku dikur kanë jetuar 56.000 persona, është rrafshuar dhe është shpallur “qytet i fatkeqësisë natyrore”. Pedernales është njëri nga qytetet në Ekuador qo kanë pësuar më shumë humbje dhe dëme më të mëdha pas kësaj fatkeqësie.