Bota, Koronavirusi

Ekuador, zbulohet se mbi 8 mijë raste nuk janë regjistruar si vdekje nga COVID-19

Numri i viktimave nga COVID-19 në Ekuador pas studimeve u azhurnua në 30.744, duke u rritur me 8.786

Sinan Doğan   | 22.07.2021
Ekuador, zbulohet se mbi 8 mijë raste nuk janë regjistruar si vdekje nga COVID-19

Bogota

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Ekuador të Amerikës së Jugut është më shumë se 8.000 sesa është njoftuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i viktimave nga COVID-19 në Ekuador pas studimeve u azhurnua në 30.744, duke u rritur me 8.786.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë zbuluar persona që nuk ishin regjistruar në sistem megjithëse kishin simptoma të COVID-19 dhe se numri i viktimave nga COVID-19 është rillogaritur.

Në Ekuador në 24 orët e fundit me rritjen e 669 rasteve të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 478.615 ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 443.880.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın