Bota

Ekuador, të paktën 23 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet

Pas tërheqjes së ujit, rrugët e Kuitos mbetën të mbuluara me baltë ndërsa ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të dhjetëra të zhdukurve

Sinan Doğan  | 03.02.2022 - Përdıtësım : 03.02.2022
Ekuador, të paktën 23 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet

Kuito

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën dhe 47 janë lënduar nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito, gjatë dy ditëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e dendura 24-orëshe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtretërit në perëndim të Kuitos. Pas tërheqjes së ujit, rrugët mbetën të mbuluara me baltë ndërsa ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të dhjetëra të zhdukurve

Ushtria dhe banorët vendas po ndihmojnë në aktivitetet e shpëtimit dhe ka frikë se numri i viktimave mund të jetë më i madh se 23 vdekjet e konfirmuara deri më tani.

Si pasojë e përmbytjeve u shkatërrua një numër i madh ndërtesash si dhe u dëmtua edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın