Bota

Ekspozita “Istanbul Photo Awards 2018” do të hapet në Ankara

Të gjitha fotografitë fituese nga "Istanbul Photo Awards 2018" do të ekspozohen në Qendrën Tregtare ATG

Merve Aydoğan  | 11.09.2018 - Përdıtësım : 11.09.2018
Ekspozita “Istanbul Photo Awards 2018” do të hapet në Ankara

Ankara

ANKARA (AA) - Me 80 fotografitë e saj që kanë fituar çmime, ekspozita e dytë e "Istanbul Photo Awards 2018" e Anadolu Agency do të hapet në kryeqytetin turk, Ankara, më 13 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara ndërkombëtare sponsorizohet nga Bashkia Metropolitane e Stambollit, Turkish Airlines dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Të gjitha fotografitë fituese nga "Istanbul Photo Awards 2018" do të ekspozohen në Qendrën Tregtare ATG në Stacionin e Trenit me shpejtësi të lartë në Ankara.

Damir Sagolj, fotoreporteri boshnjak i Reutersit, u shpall fitues i këtij viti me foton e tij të mahnitshme të djaloshit 11-muajsh të vdekur Rohingya, sytë e të cilit ishin mbuluar me gjethe.

Për këtë event prestigjioz kanë aplikuar 37,000 persona nga 125 vende, kurse juria ndërkombëtare shpërbleu 27 fotografë nga 22 vende në kategoritë e vetme dhe kategorinë e lajmeve, sportit, portretit, natyrës dhe mjedisit, si dhe jetës së përditshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.