Bota

Egjipti ekzekutoi 11 të burgosur përkundër kritikave

Egjipti u rendit i treti në botën Arabe dhe i pesti në të gjithë botën midis vendeve me më shumë ekzekutime të kryera në 2019

Ekip  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 02.03.2021
Egjipti ekzekutoi 11 të burgosur përkundër kritikave

Ankara

Autoritetet egjiptiane ekzekutuan 11 të burgosur në një burg në veri të vendit në kohën kur vendi po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për këtë veprim, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja egjiptiane Al-Watan tha se "Autoriteti Egjiptian i të Burgosurve të hënën ekzekutoi 11 të burgosur të dënuar në raste penale".

"Kufomat u transferuan në morgun Kom El Deka të Aleksandrisë, pastaj do t'u dorëzohen familjeve të tyre për varrim", raportoi ajo.

Duke cituar një burim anonim sigurie, e përditshmja tha se ekzekutimet u zhvilluan pas të gjitha niveleve të proceseve gjyqësore, duke i bërë dispozitat "përfundimtare dhe të zbatueshme".

Në raportim citohet se burimi ka thënë se "të ekzekutuarit u dënuan në raste të vrasjeve dhe vjedhjeve".

Në vitet e fundit, Egjipti ka injoruar kritikat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut mbi dënimin me vdekje.

Veçanërisht, Amnesty International lëshoi një raport mbi ekzekutimet në të gjithë botën vitin e kaluar dhe Egjipti u rendit i treti në botën Arabe dhe i pesti në të gjithë botën midis vendeve me më shumë ekzekutime të kryera në 2019, pas Kinës, Iranit, Arabisë Saudite dhe Irakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın