Bota, Shëndetësi

Egjipt, ndalohet hyrja e të pavaksinuarve në institucionet publike

Qytetarët e pavaksinuar nuk do të mund të hyjnë në institucionet publike që nga 1 dhjetori

Hamdi Yıldız   | 18.10.2021
Egjipt, ndalohet hyrja e të pavaksinuarve në institucionet publike

Stamboll

Qeveria e Egjiptit ka vendosur që nga 15 nëntori të ndalojë hyrjen e nëpunësve civilë në institucionet e shtetit të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 ndërsa nga 1 dhjetori edhe për qytetarët tjerë të pavaksinuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Kryeministria thuhet se vendimi për të mos pranuar të pavaksinuarit në institucionet publike u mor në mbledhjen e Komitetit të Lartë të Menaxhimit të Krizave të Koronavirusit të kryesuar nga kryeministri, Mostafa Madbouly.

Është vendosur se nëpunësit civilë që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në vendet e tyre të punës që nga 15 nëntori ose ata duhet të kenë teste PCR çdo javë.

Qytetarët e pavaksinuar nuk do të mund të hyjnë në institucionet publike që nga 1 dhjetori.

Gjatë mbledhjes, ministrja e Shëndetësisë, Hala Zayed njoftoi se deri më tani në Egjipt janë aplikuar 31.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Zayed njoftoi se qendrat e vaksinimit do të formohen në vendet ku janë përqendruar qytetarët, siç janë xhamitë të premtave, kishat të dielave, gjykatat dhe trafiku, në mënyrë që t'u sigurohet qytetarëve qasje në vaksinë.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit të Lartë, Khalid Abdulgaffar njoftoi se deri më tani në universitetet në vend janë administruar 1.2 milionë doza të vaksinës.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Egjipt si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 17.926 persona.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın