Bota, Koronavirusi

Edhe 7 palestinezë të infektuar me COVID-19 në burgjet izraelite

"Numri i përgjithshëm i infeksioneve midis të burgosurve palestinezë është rritur në 199 që nga marsi i vitit 2020

Ekip   | 14.01.2021
Edhe 7 palestinezë të infektuar me COVID-19 në burgjet izraelite

Ramallah

Shtatë të burgosur të tjerë palestinezë u testuan pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) në burgjet izraelite, bëri të ditur Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, PPS-ja tha se infeksionet e reja u raportuan në seksionin e katërt të burgut Rimon, Izraeli jugor, ku mbahen të paktën 90 të burgosur.

Të shtatë të burgosurit kanë qenë në mesin e 21 të tjerëve nga seksioni që u testuan për COVID-19. Pjesa tjetër e të burgosurve janë duke pritur rezultatet e testeve të tyre.

Fida Najada, një studiuese në PPS, për AA tha se numri i përgjithshëm i infeksioneve midis të burgosurve palestinezë është rritur në 199 që nga marsi i vitit 2020.

PPS tha se 43 nga të burgosurit në të njëjtin burg vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe të paktën katër prej tyre janë të moshës mbi 60-vjeç.

OJQ-ja e konsideron pushtimin izraelit përgjegjës "për jetën e të burgosurve". Veçanërisht, ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, Amir Ohana, refuzon të japë vaksinën e koronavirusit për të burgosurit palestinezë, të cilën organizatat palestineze e quajnë "racizëm".

Sipas vlerësimeve palestineze, ka 4.400 palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 41 gra, 170 fëmijë dhe rreth 380 persona të mbajtur nën politikën e ndalimit administrativ të Izraelit, e cila lejon ndalimin e palestinezëve pa akuza dhe gjykime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın