Bota

EBA synon 1 trilion dollarë në marrëdhëniet ekonomike me Izraelin

"Kemi 600 deri në 700 milionë dollarë tregti dypalëshe. Kemi fonde prej miliarda dollarësh që janë shpallur së bashku mes dy vendeve", tha ministri i Ekonomisë së EBA-së, Abdulla Bin Touq

Mohammad Farid Mahmoud Abdullah   | 15.09.2021
EBA synon 1 trilion dollarë në marrëdhëniet ekonomike me Izraelin

Abu Dhabi

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) gjatë dekadës së ardhshme po vështrojnë marrëdhëniet ekonomike me Izraelin mbi një trilion dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kemi 600 deri në 700 milionë dollarë tregti dypalëshe. Kemi fonde prej miliarda dollarësh që janë shpallur së bashku mes dy vendeve, ne po lëvizim në kaq shumë fusha të mundësive ekonomike", tha ministri i Ekonomisë së EBA-së, Abdulla Bin Touq në një konferencë virtuale të mbajtur nga Këshilli Atlantik Amerikan me qendër në Washington.

Ai tha se synimi është "të krijojë mbi 1 trilion dollarë aktivitet ekonomik gjatë dekadës së ardhshme".

Njoftimi erdhi derisa shteti i Gjirit dhe Izraeli shënojnë përvjetorin e parë që kur normalizuan marrëdhëniet vitin e kaluar.

Emiratet e Bashkuara Arabe u bashkuan nga tre shtete të tjera arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani në normalizimin e kontradiktave të marrëdhënieve me Izraelin, në atë që u bë e njohur si "Marrëveshjet e Abrahamit".

Palestinezët theksuan se hapat janë një "goditje pas shpine", pasi ata tradhtuan popullin palestinez.

Bin Touq shtoi se që nga normalizimi i marrëdhënieve midis EBA-së dhe Izraelit, janë nënshkruar më shumë se 60 memorandume mirëkuptimi.

Ai përshëndeti "Marrëveshjet e Abrahamit" për sigurimin e një platforme për të bërë arritje të jashtëzakonshme dhe të shpejta në rritjen e aktivitetit ekonomik midis EBA-së dhe Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın