Bota

EBA regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Autoritetet shëndetësore njoftuan 3.506 raste të tjera të virusit si dhe gjashtë vdekje

Zehra Nur Düz   | 20.01.2021
EBA regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Ankara

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot kanë regjistruar rritje rekorde të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19), ndërsa shteti i Gjirit lufton përhapjen e pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore njoftuan 3.506 raste të tjera të virusit si dhe gjashtë vdekje, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Numri i përgjithshëm tani ka arritur në 263.729 raste me 762 vdekje ndërsa 231.675 pacientë janë shëruar deri më tani.

Sipas Këshillit Suprem të EBA-së për Sigurinë Kombëtare, më shumë se 2 milionë njerëz në këtë vend kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 deri më tani.

Abu Dhabi filloi fushatën e vaksinimit më 23 dhjetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın