Bota, Ekonomi

EBA pezullon dhënien e vizave të reja për qytetarët e 13 vendeve, përshirë Turqinë

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke filluar që nga 18 nëntori ka pezulluar deri në një njoftim tjetër dhënien e vizave të reja për 13 vende, përshirë Turqinë dhe 8 vende arabe

Ekrem Biçeroğlu   | 25.11.2020
EBA pezullon dhënien e vizave të reja për qytetarët e 13 vendeve, përshirë Turqinë

Stamboll

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke filluar që nga 18 nëntori kanë pezulluar deri në një njoftim tjetër dhënien e vizave të reja për 13 vende, përshirë Turqinë dhe 8 vende arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Zonës së Lirë të Aeroportit të Dubait "Dafza", thuhet se dhënia e vizave është pezulluar për shtetasit nga vendet si Jemeni, Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Pakistani, Somalia, Libani, Kenia, Tunizia, Algjeria, Turqia dhe Irani.

Punonjësit e "Dafza"-s që kanë folur për AA kanë konfirmuar vendimin e marrë dhe kanë theksuar se do të shqyrtohen në mënyrë të ndarë kërkesat që vijnë për shkak të mungesës së informacionit dhe kërkesat individuale nga vendet në fjalë.

Përderisa nuk është përcaktuar ndonjë arsye për vendimin e pezullimit, gjithashtu nuk është dhënë informacion se kur do të përfundojë vendimi i cili është vendosur në zbatim më 18 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın