Bota

"EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35"

EBA e cila kohë më parë nënshkroi marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin thuhet se i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-35

Hakan Çopur   | 26.09.2020
"EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35"

Washington DC

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-35, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Bloomberg të cilin e bazon mbi një zyrtar amerikan emri i të cilit nuk deklarohet thuhet se EBA ka përcjellë zyrtarisht kërkesën në fjalë një javë pas marrëveshjes me Izraelin.

Sipas lajmit, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Shtetit janë distancuar për të bërë një deklaratë lidhur me "shitjen e armëve potenciale" dhe se kanë dhënë siguri që dominimi i kapacitetit të armëve të Izraelit do të ruhet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryekëshilltari i tij Jared Kushner kanë dhënë deklarata që ndezin 'dritën jeshile' ndaj EBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-35 ndërkohë që Izraeli ka thënë se është i shqetësuar nga mundësia e shitjes në fjalë.

Izraeli me ndërmjetësimin e SHBA-së nënshkroi me EBA-në dhe Bahreinin marrëveshje për "normalizimin e marrëdhënieve" në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın