Bota

EBA do të shesë verën e Izraelit, të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar

Si rezultat i marrëveshjes së fundit të normalizimit, duke filluar nga e enjtja, verërat nga Veraria e Lartësive të Golanit do të shiten në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aness Suheil Barghoti   | 28.10.2020
EBA do të shesë verën e Izraelit, të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar

Kuds

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të importojnë verë izraelite të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar, njoftoi sot “The Jerusalem Post”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës, si rezultat i marrëveshjes së fundit të normalizimit, duke filluar nga e enjtja, verërat nga Veraria e Lartësive të Golanit do të shiten në EBA.

"Verërat e kantinës do të shfaqen në dyqanet e verërave, hotele, restorante kryesore dhe shumë qendra të tjera të njohura", shkruan gazeta.

Marrëveshja u bë përmes kompanisë së marketingut në EBA, African and Eastern (A&E), një importues dhe shpërndarës me bazë në Dubai i markave kryesore të verës dhe alkoolit në Emirate dhe rajonin e Gjirit.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini u dakorduan të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin, pasi nënshkruan marrëveshje kontroverse në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshjet janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın