EBA dhe Izraeli dakordohen të "luftojnë ekstremizmin"
Të dërguarit e dy vendeve në OKB zhvilluan takimin e parë, ku u pajtuan "të promovojnë disa çështje në OKB, duke përfshirë luftimin e ekstremizmit, fuqizimin e grave dhe koronavirusin"
New York
I dërguari i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, u dakordua sot me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Lana Nusseibeh, për të luftuar ekstremizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdan tha se ai zhvilloi takimin e parë me Nusseibeh dhe u pajtuan "të promovojnë disa çështje në OKB, duke përfshirë luftimin e ekstremizmit, fuqizimin e grave dhe koronavirusin".
Në takim u diskutua "bashkëpunimi midis dy vendeve me qëllim zgjerimin e përfitimeve të paqes në Lindjen e Mesme, si dhe mundësitë e rëndësishme për të dy vendet dhe të gjithë rajonin".
EBA dhe Izraeli njoftuan më 13 gusht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për normalizimin e marrëdhënieve. Masa u pasua nga disa njoftimesh mbi marrëveshjet dhe kontratat midis kompanive nga të dy vendet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.