Bota

Dy civilë të vrarë në një sulm të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

"Dy civilë të pafajshëm humbën jetën nga sulmi me automjet të ngarkuar me eksploziv nga organizata e egër terroriste në Ras al-Ayn, kurse mbi dhjetë civilë u plagosën", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Zafer Fatih Beyaz   | 05.12.2019
Dy civilë të vrarë në një sulm të PKK/YPG-së në veri të Sirisë ( Hişam el Homsi - Anadolu Agency )

Ankara

Të paktën dy civilë kanë humbur jetën dhe mbi dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë nga organizata terroriste YPG/PKK në qytetin Ras al-Ayn në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"PKK/YPG, vrasës foshnjash, vazhdon të kryejë sulme të përgjakshme terroriste njëlloj sikurse DEASH-i. Dy civilë të pafajshëm humbën jetën nga sulmi me automjet të ngarkuar me eksploziv nga organizata e egër terroriste në Ras al-Ayn, kurse mbi dhjetë civilë u plagosën", tha ministria në një deklaratë.

Ras al-Ayn bën pjesë në rajonin ku Turqia organizoi operacionin antiterrorist "Burimi i Paqes".

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın