Riyaz ul Khaliq
16 Maj 2019•Përditësim: 17 Maj 2019
Dy alpinistë indianë kanë humbur jetën duke u ngjitur në majën e tretë më të lartë në Nepal, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Media nepaleze tha dy alpinistët kanë humbur jetën për shkak të "sëmundjeve të lartësisë", hipotermia dhe verbëria e borës, duke zbritur nga mali Kanchenjunga, i lartë 8.586 metra, në Kampin IV natën e së mërkurës.
Dy alpinistët u identifikuan si Biplab Baidya, 48 vjeç, dhe Kuntal Karar, 46 vjeç, nga shteti indian Bengali Perëndimor, raportoi gazeta Himalayan Times me bazë në Kathmandu.
Në ekipin e ekspeditës gjendeshin edhe tre alpinistë të tjerë, tha e përditshmja nepaleze.
Media tha gjithashtu se një alpinist nga Kili është zhdukur në kampin IV të mërkurën mbrëma. Ai u identifikua si Rodrigo Vivanco.
Paralelisht me këtë, dy alpinistë indianë dhe një alpinist gjerman janë prekur nga ngrirja e rëndë do të evakuohen nga kampi i lartë sa më shpejt që të jetë e mundur, thuhet në lajmin e gazetës.
Kami Rita Sherpa thyen rekordin
Kami Rita Sherpa nga Nepali ka thyer rekordin e tij të mërkurën, kur është ngjtur në majen më të lartë në botë në Malin Everest për herë të 23-të.
Kami, 49 vjeç, është nga fshati Thame në rrethin Solukhumbu në shtetin himalajan.
Ai u ngjit në Everest për herë të 22-të më 16 maj të vitit të kaluar.
Kami realizoi ngjitjen e parë në Everest në vitin 1994, kur ishte 24 vjeç.
Daily Kathmandu Post raportoi se sezoni i ngjitjes për vitin 2019 filloi zyrtarisht të martën, me çka tetë udhërrëfyes nga Nepali arritën majen më të lartë në botë.