Bota

Dubai dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje në industrinë e diamanteve

"Marrëveshja përfaqëson një ndryshim strategjik në tregtinë rajonale të diamantëve dhe forcon marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit", thuhet në kumtesë

Mahmoud Mohamed Barakat  | 18.09.2020 - Përdıtësım : 18.09.2020
Dubai dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje në industrinë e diamanteve

Abu Dhabi

"Dubai Diamond Exchange" njoftoi sot se ka nënshkruar marrëveshje me homologët izraelit me qëllim për të konsoliduar mundësitë e tregtisë dypalëshe dhe inovacionin në industrinë e diamanteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtese, "Dubai Diamond Exchange" tha se nënshkrimi u bë gjatë një konference virtuale midis dy palëve.

"Marrëveshja përfaqëson një ndryshim strategjik në tregtinë rajonale të diamantëve dhe forcon marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit", thuhet në kumtesë.

Sipas marrëveshjes, të dy palët e kanë të lejuar të hapin një zyrë përfaqësuese në vendet e njëri-tjetrit.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje të sponsorizuara nga SHBA për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Autoriteti Palestinez dhe fraksionet e rezistencës kanë denoncuar marrëveshjet, duke thënë se ato nuk i shërbejnë çështjes palestineze dhe injorojnë të drejtat e palestinezëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın