Bota, Shkencë dhe Teknologji

Droni turk Bayraktar AKINCI fluturon mbi tre vende dhe mbërrin në Azerbajxhan

Dronët Bayraktar AKINCI TİHA kryen me sukses fluturimet e tyre dhe përfunduan një udhëtim historik duke u ulur në aeroportin ndërkombëtar "Haydar Aliyev" në Baku

Mehmet Fatih Erdoğdu  | 22.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
Droni turk Bayraktar AKINCI fluturon mbi tre vende dhe mbërrin në Azerbajxhan

Stamboll

Droni turk Bayraktar AKINCI (TİHA-mjet ajror pa pilot sulmues) i zhvilluar në mënyrë unike dhe kombëtare nga kompania Baykar në kuadër të projektit AKINCI nën udhëheqjen e kryesisë për industrinë e mbrojtjes së Turqisë, ka arritur edhe një tjetër sukses, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Baykar thuhet se dy dronët Bayraktar AKINCI TİHA pas një fluturimi të gjatë mbërritën në Azerbajxhan për t‘u ekspozuar në hapësirën statike në TEKNOFEST (Festivalin e Aviacionit dhe Teknologjisë) si dhe për të bërë fluturime duke bërë ngritje nga hapësira dinamike.

Për pjesëmarrjen në festival droni i parë Bayraktar AKINCI i ngritur nga rajoni Çorlu në qytetin Tekirdağ pasi kaloi hapësirën ajrore turke ai vazhdoi fluturimin përmes Gjeorgjisë. Pas kalimit të territorit gjeorgjian AKINCI hyri në hapësirën ajrore të Azerbajxhanit dhe mbërriti në kryeqytetin Baku për rreth 5 orë. Ndërsa droni i dytë i cili u nis në fluturim ndoqi të njëjtin destinacion duke realizuar me sukses një fluturim prej 2.000 kilometrash.

Dronët Bayraktar AKINCI TİHA kryen me sukses fluturimet e tyre dhe përfunduan një udhëtim historik duke u ulur në aeroportin ndërkombëtar "Haydar Aliyev" në Baku.

- Rreth 2.000 kilometra

Në këtë mënyrë për herë të parë në historinë e aviacionit turk, një dron i zhvilluar në nivel kombëtar kaloi 3 vende dhe realizoi një fluturim të gjatë dhe të suksesshëm duke përshkruar një distancë prej rreth 2.000 kilometra. Bayraktar AKINCI, i cili kohët e fundit kreu një provë të suksesshme të qitjes në objektiv në sipërfaqen e detit me pajisjen udhëzuese Teber-82 të zhvilluar nga Roketsan, në të njëjtën kohë mban edhe rekordin për lartësinë në aviacionin kombëtar turk.

Droni Bayraktar AKINCI B TİHA, i cili vazhdon fluturimet e tij testuese, ka thyer rekordin e lartësisë të aviacionit turk duke arritur në 40.170 feet në fluturimin testues të realizuar më 11 mars 2022.

- Në misione operacionale

Bayraktar AKINCI TİHA u përfshi në inventar me një ceremoni më 29 gusht 2021 ku mori pjesë edhe presidenti, Recep Tayyip Erdoğan dhe aktualisht përdoret në mënyrë aktive në misionet operacionale nga forcat e sigurisë. Deri më sot në inventarin e forcave të sigurisë janë përfshirë 6 dronë të tipit Bayraktar AKINCI TİHA.

- Marrëveshje eksporti me tre vende

Për dronin Bayraktar AKINCI TİHA janë nënshkruar marrëveshje eksporti me 3 vende. Në kuadër të marrëveshjeve të bëra synohet dorëzimi në mënyrë periodike duke filluar që nga viti 2023 për dronët Bayraktar AKINCI TİHA dhe sistemet tokësore. Duke realizuar eksportin e dronit të parë kombëtar në vitin 2012, Baykar përfundoi eksportin e sistemit të dronëve (S/İHA) prej 664 milionë dollarësh në vitin 2021, duke gjeneruar më shumë se 80 për qind të të ardhurave të tij nga eksportet.

Ndërkohë vazhdojnë bisedime me shumë vende që janë të interesuara për dronin kombëtar turk Bayraktar AKINCI TİHA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın