Bota, Koronavirusi

"Doza e tretë e vaksinës anti-COVID prodhon 10 herë më shumë antitrupa në krahasim me dozën e dytë"

Si rezultat i krahasimit u vërejt se niveli i antitrupave të dozës së tretë është 10 herë më i lartë në krahasim me dozën e dytë

Mustafa Deveci   | 15.09.2021
"Doza e tretë e vaksinës anti-COVID prodhon 10 herë më shumë antitrupa në krahasim me dozën e dytë"

Kuds

Në një hulumtim të zhvilluar në Izrael, zbulohet se doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) prodhon 10 herë më shumë antitrupa në krahasim me dozën e dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik izraelit (KAN) publikoi rezultatet e hulumtimit të spitalit Sheba lidhur me nivelin e antitrupave pas dozës së dytë dhe të tretë të vaksinimit.

Në kuadër të hulumtimit, punonjësit e shëndetësisë në spital krahasuan nivelin e antitrupave pas vaksinimit të dytë dhe të tretë.

Si rezultat i krahasimit u vërejt se niveli i antitrupave të dozës së tretë është 10 herë më i lartë në krahasim me dozën e dytë.

Arrin në rreth 3 milionë numri i personave që kanë marrë dozën e tretë

Qeveria e Izraelit e cila më parë ka vendosur që të zhvillohet gradualisht doza e tretë e vaksinës për grup-mosha të ndryshme, së fundmi më 29 gusht ajo shtoi në këtë grup edhe personat mbi 12 vjeç.

Në Izraelin i cili ka një popullsi rreth 9.4 milionë banorë, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 6 milionë e 54 mijë qytetarë, 5 milionë e 563 mijë dozën e dytë ndërsa 2 milionë e 966 mijë të tjerë dozën e tretë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın