Tolga Akbaba
02 Mars 2019•Përditësim: 03 Mars 2019
Komandanti i Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Shademani, pretendon se disa shtete arabe kanë luajtur rol në transferimin e terroristëve të DEASH-it në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tasnim, Shademani tha se "Armiku i cili zbatoi planin e DEASH-it në Irak dhe Siri, tani po e vazhdon edhe në Afganistan dhe disa shtete arabe kanë rol në transferimin e militantëve të DEASH-it në Afganistan".
Pasi ka paralajmëruar se transferimi i militantëve të DEASH-it në Afganistan do të jetë në dëm kryesisht të Kinës dhe Rusisë, komandandi Shademani ka pretenduar se për organizatën po kërkohet hapja e hapësirës në Afganistan ashtu sikurse në Irak dhe Siri.
Shademani pretendon se edhe SHBA-ja ka gisht në transferimin e militantëve të DEASH-it në vendin në fjalë, por se plani i qeverisë së Washingtonit do të dështojë.