Bota

Dijetarët muslimanë kritikojnë shkatërrimin nga Izraeli të varrezave historike në Kuds

Shoqata e Dijetarëve Muslimanë Palestinezë tha se autoritetet izraelite nuk respektuan ndjenjat e muslimanëve duke i bërë "çifute" varret e tyre dhe se një akt i tillë do të çojë në një përshkallëzim përballë pushtimit izraelit

Mustafa M. M. Haboush  | 25.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Dijetarët muslimanë kritikojnë shkatërrimin nga Izraeli të varrezave historike në Kuds Foto: AA/Arkiv

Gaza

Shoqata e Dijetarëve Muslimanë Palestinezë ka dënuar shkatërrimin nga Izraeli të varrezave historike islamike "Al-Yusufiye" në qytetin e vjetër të pushtuar të Kudsit Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, shoqata tha se autoritetet izraelite nuk respektuan ndjenjat e muslimanëve duke i bërë "çifute" varret e tyre dhe se një akt i tillë do të çojë në një përshkallëzim përballë pushtimit izraelit.

Shoqata u bëri thirrje dijetarëve muslimanë në botën arabe dhe islame që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi përpjekjet "çifute" në Kuds.

Sot, autoritetet komunale izraelite rifilluan shkatërrimin dhe rrafshimin e varrezave "Al-Yusufiye" pavarësisht protestave të banorëve palestinezë që kanë të afërm të varrosur në varreza.

Kreu i Komitetit për Mbrojtjen e Varrezave Islame në Kuds, Mustafa Abu Zahra, për AA tha se ekipet komunale izraelite rrënuan me buldozer një pjesë të tokës së varrezave.

Ai shtoi se autoritetet izraelite kërkojnë të ndryshojnë dhe të shndërrojnë një pjesë të varrezave në kopshte biblike.

Varrezat "Al-Yusufiye", të vendosura pranë murit që rrethon Qytetin e Vjetër, janë një nga varrezat më të vjetra muslimane në Kudsin e pushtuar.

Si Bregu Perëndimor, ashtu edhe Kudsi Lindor, konsiderohen si zona të pushtuara sipas ligjit ndërkombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.