Bota

Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisin xhaminë Al-Aksa

Bastisje të tilla në Xhaminë e Shenjtë nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon

Esat Fırat   | 25.10.2021
Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisin xhaminë Al-Aksa

Kuds

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit thuhet se 148 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë e Shenjtë nga Porta Al-Magaribe (Marokene) në jugperëndim të Mesxhid al-Aksa.

Më tej thuhet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite u largua nga Porta Silsile e Mesxhid al-Aksasë pasi u endën nëpër oborret e Xhamisë së Shenjtë.

Hebrenjtë fanatikë pritet të vazhdojnë bastisjet e tyre edhe pasdite.

Bastisje të tilla në Xhaminë e Shenjtë nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon.

Shkelet sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Që nga viti 2003 pa lejen e Administratës, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit deklaron se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın