Bota, Koronavirusi

Deri më 20 janar mund të dyfishohen rastet me COVID-19 në SHBA

Instituti i Vlerësimit të Matjeve Shëndetësore të Universitetit të Washingtonit tha se brenda 2 muajve nga COVID-19 mund të humbin jetën edhe 140 mijë amerikanë

Mücahit Oktay   | 25.11.2020
Deri më 20 janar mund të dyfishohen rastet me COVID-19 në SHBA

New York

Sipas një hulumtimi të zhvilluar në Universitetin e Washingtonit në Missouri të SHBA-së thuhet se deri më 20 janar 2021 në vend mund të dyfishohen rastet e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali i lajmeve CNN në lajmin e saj që e bazon në Universitetin e Washingtonit i cili ka një prej fakulteteve më të mira të mjekësisë në Amerikë, thuhet se shifra e rasteve me COVID-19 mund të tejkalojë 20 milionë deri më 20 janar, datën kur do të mbahet betimi presidencial në SHBA.

Ndërsa në një matje tjetër të bërë nga Instituti i Vlerësimit të Matjeve Shëndetësore të Universitetit të Washingtonit, thuhet se brenda 2 muajve nga COVID-19 mund të humbin jetën edhe 140 mijë amerikanë.

Në rend dite shkurtimi i afatit të karantinës

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së tha se mund të shkurtojë kohën e rekomanduar të karantinës që shihet si e nevojshme për të kuptuar nëse një person është infektuar apo jo me koronavirus.

Henry Walke, një prej drejtuesve të CDC në një deklaratë për "Wall Street Journal" tha se "zyrtarët e institucionit mund të ulin nga 10 deri në 7 ditë afatin e karantinës që është parë si e nevojshme për të kuptuar nëse një person është apo jo me COVID-19".

Ai tha se kanë besimin se hedhja e hapit që do ndërmerret për shkurtimin e afatit të karantinës do të jetë më "inkurajues" që më shumë njerëz të zbatojnë rregullat.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila rekomandon 14 ditë për izolimin e karantinës ka njoftuar se do të rishikojë sërish këto të dhëna.

Sipas të dhënave të Projektit për Ndjekjen e COVID-19 e cila ndjek rastet ditore të koronavirusit, thuhet se ka tejkaluar mbi 12 milionë e 230 mijë shifra e rasteve pozitive ndërsa mbi 85 mijë të tjerë trajnohen në spitale me diagnostikimin e COVID-19 dhe se shtrimet në spitale kanë arritur shifrën më të lartë në 14 ditët e fundit.

Gjithashtu sipas të njëjtit burim thuhet se sot në SHBA janë shënuar mbi 151 mijë raste dhe 965 vdekje nga COVID-19.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın