Bota

Departamenti i Shtetit i SHBA-së miraton shitjen e mundshme të mirëmbajtjes për F-16 për Bahreinin

Agjencia për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes e Pentagonit tha se kostoja e vlerësuar është 445 milionë dollarë

Diyar Güldoğan  | 02.12.2025 - Përdıtësım : 02.12.2025
Departamenti i Shtetit i SHBA-së miraton shitjen e mundshme të mirëmbajtjes për F-16 për Bahreinin

Washington

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme për Bahreinin të paketës së mirëmbajtjes për avionët luftarakë F-16 dhe pajisjet përkatësi, transmeton Anadolu.

Agjencia për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes tha se kostoja e vlerësuar është 445 milionë dollarë.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Bahreinit për t'u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar një forcë të besueshme që mund të pengojë kundërshtarët dhe të ofrojë aftësinë për të marrë pjesë në operacione rajonale me SHBA-në dhe vendet e tjera partnere të SHBA-së", tha Pentagoni.

Kontraktorët kryesorë do të jenë ‘General Electric Aerospace’, me seli në Ohajo, dhe ‘Lockheed Martin Aeronautics’, me seli në Teksas.

Agjencia e Pentagonit dorëzoi certifikimin e kërkuar duke njoftuar sot Kongresin për këtë shitje të mundshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın