Bota

Demonstruesit në Francë protestojnë për vdekjen e George Floyd

Protestuesit treguan solidaritet në Strasburg kundër racizmit dhe dhunës pas vdekjes së afro-amerikanit Floyd në SHBA

Burak Bir  | 06.06.2020 - Përdıtësım : 06.06.2020
Demonstruesit në Francë protestojnë për vdekjen e George Floyd

Ankara

Mijëra protestues u mblodhën të premten në mbrëmje në solidaritet kundër vrasjes së një njeriu me ngjyrë, George Floyd, në SHBA në duart e një oficeri të bardhë të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit brohorisnin kundër brutalitetit dhe racizmit policor dhe disa mbanin simbole kundër diskriminimit.

Protestuesit mbajtën një minutë heshtje për Floyd-in dhe kërkuan drejtësi për Adama Traore, një njeri me ngjyrë 24-vjeçar, i cili vdiq ndërsa ishte e lidhur dhe i shtrirë në tokë nga tre oficerë të policisë franceze në vitin 2016.

Shumë aktivistë kishin veshur fustane të zeza për të treguar solidaritetin me personat me ngjyrë.

Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan, u filmua duke u lutur për ajr ndërsa Derek Chauvin, një polic i bardhë, kishte vendosur gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

Floyd hubi jetën nga "asfiksimi nga presioni i vazhdueshëm", treguan gjetjet e autopsisë së pavarur të hënën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın