Bota

Delegacioni turk të hënën në Moskë për bisedime rreth Idlibit

"Delegacioni turk të hënën do të marrë pjesë në bisedime në Moskë", tha ministri i Jashtëm turk

Büşra Nur Bilgiç Çakmak   | 15.02.2020
Delegacioni turk të hënën në Moskë për bisedime rreth Idlibit

Ankara

Një delegacion turk do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime rreth krizës në rajonin sirian të Idlibit, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

"Delegacioni turk të hënën do të marrë pjesë në bisedime në Moskë", tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Nga ana tjetër, Maas i kërkoi Rusisë të shfrytëzojë ndikimin e saj ndaj regjimit të Bashar al-Asadit për "të ndaluar sulmet në Idlib".

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, më shumë se 1.800 civilë janë vrarë nga sulmet e regjimit dhe aleatëve që nga ajo kohë, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe atë që filloi më 12 janar.

Më shumë se 1,7 milion sirianë kanë ikur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive gjatë vitit të kaluar.

Turqia mbetet vendi me numrin më të madh të refugjatëve, duke strehuar më shumë se 3,7 milion migrantë që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın