Ekip
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Një delegacion nga Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës Egjiptiane arriti në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Beit Hanoun (Erez), i cili lidh Gazën dhe Izraelin, për bisedime me udhëheqësit e Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi nuk bëri të ditur detaje të mëtejshme rreth takimit.
Delegacioni egjiptian i sigurisë, me udhëheqësit e Hamasit, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, shpesh diskuton përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit.
Gushtin e kaluar, delegacioni vizitoi Rripin e Gazës dhe zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Hamasit për të theksuar mbështetjen e mirëkuptimit të armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit në vitin 2018.