Bota

Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë për konsultime mbi aplikimet për anëtarësim në NATO

Delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga Sekretari Shtetëror i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenström dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, nesër do të vizitojnë Ankaranë

Fuat Kabakcı  | 24.05.2022 - Përdıtësım : 25.05.2022
Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë për konsultime mbi aplikimet për anëtarësim në NATO

Ankara

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se delegacionet e Suedisë dhe Finlandës, nesër do të vijnë në Turqi për konsultime mbi aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga Sekretari Shtetëror i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenström dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, nesër do të vizitojnë Ankaranë.

Delegacioni turk i kryesuar nga zëdhënësi Presidencial, Ambasadori İbrahim Kalın dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Önal, do të zhvillojnë konsultime mbi aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO me delegacionet e kryesuara nga Stenström dhe Salovaara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın