Bota, Koronavirusi

COVID-19 vazhdon të përhapet në vendet arabe

Në Katar, Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të kaluara, numri i infeksioneve është rritur në 1,832 pasi 228 raste të reja ishin konfirmuar ndërsa 131 pacientë ishin shëruar

Seda Sevencan  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
COVID-19 vazhdon të përhapet në vendet arabe

Stamboll/Rabat/Kajro

Autoritetet shëndetësore të disa vendeve arabe konfirmuan sot raste dhe vdekje të reja nga koronavirusi i ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Katar, Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të kaluara, numri i infeksioneve është rritur në 1,832 pasi 228 raste të reja ishin konfirmuar ndërsa 131 pacientë ishin shëruar.

Në Gaza, Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se një person më shumë ishte testuar pozitivisht ndaj virusit, duke e çuar numrin e infeksioneve totale në 13, përfshirë gjashtë shërime.

Në Tunizi, numri i rasteve të konfirmuara është ngjitur në 596 me 22 raste tjera të regjistruara.

Autoritetet shëndetësore në Libi të përfshirë nga lufta regjistruan një rast të ri të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.

Në Marok, numri i vdekjeve u ngjit në 80 pasi u regjistruan 11 vdekje tjera.

Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është rritur në 1,120, ndërsa 81 persona u shëruan.

Në Egjipt, u raportuan shtatë vdekje të tjera, duke e çuar bilancin në 85.

Janë regjistruar edhe 149 raste tjera, duke arritur numrin e përgjithshëm në 1.322, ndërsa 259 persona janë shëruar nga virusi.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht rastet e konfirmuara me këtë virus kanë tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 74 mijë të vdekur dhe mbi 276 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın