Bota, Koronavirusi

COVID-19 vazhdoi të godasë sektorin e turizmit në botë edhe në vitin 2021

Sipas tremujorit të tretë të këtij viti (korrik-gusht-shtator), destinacionet turistike më pak të prekura nga COVID-19 në botë ishin Kroacia, Meksika dhe Turqia

Şenhan Bolelli   | 30.11.2021
COVID-19 vazhdoi të godasë sektorin e turizmit në botë edhe në vitin 2021

Madrid

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) goditi edhe një herë sektorin e turizmit në botë në vitin 2021, ndërsa Turqia spikati si një nga vendet më pak të prekura nga kjo krizë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të vitit 2021 të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) me seli në Madrid, numri i udhëtarëve ndërkombëtarë në botë pritet të jetë 375 milionë deri në fund të vitit, ndërsa kjo shifër do të jetë 75 për qind më pak krahasuar me vitin 2019 (1,4 miliard).

Krahasuar me Azinë dhe Paqësorin (- 95 për qind), Afrikën (- 74 për qind) dhe Lindjen e Mesme (- 81 për qind), Evropa (- 53 për qind) dhe SHBA-ja (- 60 për qind) pësuan më pak për sa i përket rënies në numrat e sektorit turistik.

Sipas tremujorit të tretë të këtij viti (korrik-gusht-shtator), destinacionet turistike më pak të prekura nga COVID-19 në botë ishin Kroacia, Meksika dhe Turqia.

Për sa i përket arritjes së shifrave të së njëjtës periudhë të vitit 2019 para pandemisë, Kroacia ka pritur 81 për qind të numrit të turistëve të atij viti, Meksika 80 për qind dhe Turqia 65 për qind.

Të ardhurat nga turizmi pritet të rriten pak nga viti i kaluar, në 707 miliardë euro, por kjo do të jetë më pak se gjysma e 1,5 trilion eurove të vitit 2019.

Sipas tremujorit të tretë të këtij viti, Turqia është në një pozicion më të mirë për sa u përket të ardhurave nga turizmi krahasuar me vendet e tjera. Të ardhurat nga turizmi janë ulur me 20 për qind në Turqi, 27 për qind në Francë dhe 37 për qind në Gjermani krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Humbja totale e turizmit në produktin bruto në botë do të jetë afër 1,76 trilion euro në vitin 2021, siç ishte në vitin 2020.

- "Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të siguruar qasje të barabartë në vaksina"

Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO-së, Zurab Pololikashvili, ka parashikuar që rimëkëmbja në sektorin e turizmit në botë do të jetë "e ngadaltë dhe e brishtë".

"Rritja e rasteve të COVID-19 dhe mutacionet e mundshme tregojnë se ne nuk duhet të braktisim mbrojtjen tonë dhe duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të siguruar qasje të barabartë ndaj vaksinave në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kemi procedura të koordinuara të udhëtimit dhe të përfitojmë nga certifikate digjitale e vaksinave për të lehtësuar udhëtimin. Rifillimi i sigurt i turizmit ndërkombëtar, do të mbetet kryesisht i varur nga reagimi i koordinuar ndaj kufizimeve të udhëtimit midis vendeve", ka thënë Pololikashvili.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın