Bota, Koronavirusi

COVID-19, rritet numri i rasteve dhe vdekjeve në shtetet arabe

Egjipti raportoi 1.079 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 1.088

Burak Dağ  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
COVID-19, rritet numri i rasteve dhe vdekjeve në shtetet arabe

Ankara

Egjipti, Jemeni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan infektime dhe vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa Bahreini gjithashtu raportoi më shumë të infektuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët egjiptianë thanë se 36 njerëz të tjerë kishin vdekur nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 1.088.

U diagnostikuan edhe 1.079 raste të reja, duke e çuar në 28.615 numrin e përgjithshëm, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 7.350.

Autoritetet në Jemen thanë se numri i vdekjeve u rrit në 95 ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 419. Gjithashtum bëhet e ditur se 17 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 36.359 pasi u regjistruan 571 raste të reja.

Në EBA u regjistrua edhe një rast i ri i vdekjes, duke e çuar numrin e vdekjeve në 270.

Në Bahrein, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i rasteve ishte rritur në 12.815, ndërsa numri i të shëruarve kishte arritur në 7.410. Vendi deri më tani ka regjistruar 20 raste të vdekjeve nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.