Bota, Koronavirusi

COVID-19: Çadi zgjat shtetrrethimin në kryeqytetin N'Djamena

Në një dekret të lëshuar mbrëmë vonë, autoritetet thanë se shtetrrethimi do të vazhdojë nga ora 8 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit

Ekip  | 27.01.2021 - Përdıtësım : 27.01.2021
COVID-19: Çadi zgjat shtetrrethimin në kryeqytetin N'Djamena

Yaounde

Autoritetet e Çadit zgjatën shtetrrethimin në kryeqytetin N'Djamena dhe provincat e tjera me qëllim për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një dekret të lëshuar mbrëmë vonë, autoritetet thanë se shtetrrethimi do të vazhdojë nga ora 8 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit.

Shtetrrethimi vjen pasi vendi së fundmi regjistroi 43 raste të reja të koronavirusit, prej të cilave 33 u regjistruan në kryeqytetin N'Djamena.

Që nga shpërthimi i pandemisë, kombi i Afrikës Qendrore ka regjistruar 3.161 raste me COVID-19, përfshirë 2.255 të shëruar dhe 116 viktima.

Zyrtarët kanë kërkuar nga popullata që në mënyrë rigoroze të respektojnë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın