Bota

COVID-19, Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të reja, India dhe Meksika disa qindra

Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.060 vdekje, në Indi 996 ndërsa në Meksikë 615

Muhammed Emin Canik, Fuat Kabakcı  | 15.08.2020 - Përdıtësım : 15.08.2020
COVID-19, Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të reja, India dhe Meksika disa qindra

Buenos Aires/Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.060 vdekje, në Indi 996 ndërsa në Meksikë 615, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 50.644 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.275.520 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 106.523 me 1.060 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.394.302.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

- Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 65.002 raste të reja, duke e rritur në 2.526.193 numrin e të infektuarve ndërsa me 996 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.036 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 1.808.936.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

- Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 615 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.908. Ndërkaq, me 5.618 raste të reja, është rritur në 511.369 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 345.653 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın