Bota, Koronavirusi

COVID-19, Brazili shënon 1.349 vdekje të reja ndërsa Meksika 1.092

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.349 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 32.548

Emel Gözellik  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
COVID-19, Brazili shënon 1.349 vdekje të reja ndërsa Meksika 1.092

Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.349 vdekje ndërsa në Meksikë 1.092, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.349 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 32.548 ndërsa me 28.633 raste të reja ka arritur në 584.016 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

- Meksikë, 1.092 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 1.092 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 11.729 ndërsa me 3.912 raste të reja ka arritur në 101.238 numri i rasteve.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.