Bota, Koronavirusi

Conor McGregor ndhihmë me vlerë 1 milion euro për luftën kundër koronavirusit

Sportisti irlandez tha se ka blerë pajisje mbrojtëse personale në vlerë prej një milion eurove për t'u shpërndarë në spitalet që luftojnë koronavirusin në rajonin Leinster të vendit të tij

Abdulkadir Karakaya   | 26.03.2020
Conor McGregor ndhihmë me vlerë 1 milion euro për luftën kundër koronavirusit

Ankara

Sportisti irlandez i arteve marciale të përziera, Conor McGregor, dhuroi pajisje mbrojtëse në vlerë prej një milion eurove për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

McGregor në llogarinë e tij në median sociale ka ndarë bisedën e tij të shkruar me ministrin irlandez të Financave, Paschal Donohoe.

Sportisti irlandez tha se ka blerë pajisje mbrojtëse personale në vlerë prej një milion eurove për t'u shpërndarë në spitalet që luftojnë koronavirusin në rajonin Leinster të vendit të tij.

"Nuk e di se ku do të ishim pa këta trima tani", është shprehur McGregor në mbështetje të punonjësve shëndetësorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın