Bota

Çekia kritikon Hungarinë për shkak të refuzimit për të mbështetur sanksionet ndaj energjisë ruse

"Vendimi i Budapestit është i papranueshëm", ka thënë ministri i Jashtëm çek, Lipavsky

Ahmet Gençtürk   | 18.05.2022
Çekia kritikon Hungarinë për shkak të refuzimit për të mbështetur sanksionet ndaj energjisë ruse

Ankara

Çekia kritikoi Hungarinë të martën për shkak të refuzimit të saj për të mbështetur sanksionet ndaj energjisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi dhe qasja e qeverisë hungareze për të mos mbështetur asnjë sanksion që synon eksportet ruse të energjisë është i papranueshëm”, shkroi ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky në Twitter.

Ai i referohej vetos së Hungarisë lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për të ndaluar energjinë ruse, e cila synon të pengojë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

"Vendimi i Hungarisë erdhi në një kohë kur Evropa duhet të jetë e bashkuar më shumë se kurrë", shtoi Lipavsky.

Ndërkohë, radioja shtetërore "Prague International" tha se ndalimi i naftës ruse i propozuar nga Komisioni Evropian në fillim të majit do të ishte sanksioni më i ashpër si përgjigje ndaj operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

Ndërsa embargoja është planifikuar të hyjë në fuqi në vitin 2023, Hungarisë dhe Sllovakisë i është dhënë një përjashtim deri në fund të vitit 2024 ndërsa Çekisë deri në mesin e 2024, shtoi ai.

Të paktën 3.668 persona janë vrarë dhe 3.896 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën e saj më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Numri i vërtetë besohet të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 6.2 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera dhe 7.7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın