Bota

Çavuşoğlu: Nuk do t'i braktisim kurrë në fatin e tyre muslimanët Rohingya

"Duhet të vazhdohen punimet për rikthimin vullnetar, të sigurt, dinjitoz dhe kthimin e vazhdueshëm të muslimanëve Rohingya. Nuk do t'i braktisim kurrë në fatin e tyre muslimanët Rohingya"

Betül Yürük   | 23.09.2021
Çavuşoğlu: Nuk do t'i braktisim kurrë në fatin e tyre muslimanët Rohingya ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

New York

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se duhet të vazhdohen punimet për rikthimin vullnetar dhe të sigurt të muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadrin e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Turqia dhe Bangladeshi zhvilluan online një takim të nivelit të lartë lidhur me situatën e muslimanëve të Arakanit (Rohingya).

Pas takimit, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu bëri vlerësimin se "Duhet të vazhdohen punimet për rikthimin vullnetar, të sigurt, dinjitoz dhe kthimin e vazhdueshëm të muslimanëve Rohingya. Nuk do t'i braktisim kurrë në fatin e tyre muslimanët Rohingya".

- Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas OKB-së, që nga gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur mbi 700 mijë numri i refugjatëve të strehuar në Bangladesh të cilët u detyruan të largohen nga Arakani.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë provuar se në Arakan janë shkatërruar qindra fshatra.

Marrëveshja e nënshkruar mes qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për rikthimin e qytetarëve të Arakanit në territoret e tyre ka mbetur jo funksionale në zbatim për shkak se nuk është e mundur që të zhvendosurit të dokumentojnë situatat e tyre.

Agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cilësojnë si "spastrim etnik" ose "gjenocid" dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit.

Qeveria e Mianmarit e cila kufizon në masë serioze hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në Arakan, nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë deri më sot lidhur me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.

Muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh dhe organizatat e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se rikthimi në Mianmar i këtyre personave pa siguruar një mjedis të sigurt do të shkaktojë një spastrim të ri etnik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın