Bota

Çavuşoğlu: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin për Afganistanin

Ministrat e Jashtëm të G20 realizuan një mbledhje online për të biseduar për Afganistanin në kuadrin e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)

Betül Yürük  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Çavuşoğlu: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin për Afganistanin ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

New York

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të G20 me temë Afganistanin dha mesazhin se "Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin e tij për Afganistanin", transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e Jashtëm të G20 realizuan një mbledhje online për të biseduar për Afganistanin në kuadrin e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pas takimit, ministri Çavuşoğlu, nga llogaria e tij në Twitter deklaroi se "Ne ndamë pikëpamjet tona rreth çështjeve aktuale, kryesisht situatën humanitare dhe emigracionin e parregullt. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë angazhimin e tij për Afganistanin".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.