Bota, Koronavirusi

Butani me 37 mjekë, brenda 9 ditësh vaksinoi 470 mijë persona

Butani i cili ka një popullsi prej 760 mijë banorësh, rreth 85 për qind e popullsisë së rritur u vaksinuan ndërsa thuhet se fëmijët nuk u përfshinë në vaksinim

Nuri Aydın   | 08.04.2021
Butani me 37 mjekë, brenda 9 ditësh vaksinoi 470 mijë persona

Ankara

Në vendin aziatik Butan në Himalajet Lindore, ku ka vetëm 37 mjekë, brenda 9 ditësh janë vaksinuar 470 mijë persona kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin rajonal është arritur një sukses i rëndësishëm në 9 ditë gjatë fushatës së vaksinimit që filloi më 27 mars në vend.

Butani i cili ka një popullsi prej 760 mijë banorësh, rreth 85 për qind e popullsisë së rritur u vaksinuan ndërsa thuhet se fëmijët nuk u përfshinë në vaksinim.

Gjithashtu bëhet e ditur se Butani, i cili ka më pak se 3.000 pjesëtarë të personelit shëndetësor, pas suksesit të vaksinimit ka vullnetarë të quajtur "desuups".

Thuhet se vullnetarët informuan publikun në lidhje me masat kundër COVID-19 në fillim të pandemisë dhe luajtën një rol aktiv në përshpejtimin e vaksinimit duke i transferuar në qendrat shëndetësore të vaksinimit.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për shkak të këtij suksesi të Butanit, në një postim në Facebook përgëzoi "vullnetarët" për mbështetjen e tyre në procesin e vaksinimit.

India fqinjit të saj Butanit i dhuroi 600 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Në Butan, ku rasti i parë me COVID-19 u regjistrua në mars 2020, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 900 dhe u shënua vetëm 1 viktimë nga ky virus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın