Bota

Burkina Faso, presidenti bën thirrje për unitet kundër terrorizmit

Kabore tha se ka urdhëruar rekrutimin e vullnetarëve të mbrojtjes në zonat nën kërcënim, duke theksuar se “vetëm një mobilizim i përgjithshëm i bijve dhe bijave të kombit” mund të mposht vrasësit

Ekip   | 08.11.2019
Burkina Faso, presidenti bën thirrje për unitet kundër terrorizmit

Ouagadougou

Presidenti i Burkina Faso-s, Roch Marc Kabore, i bëri thirrje popullit të qëndrojë i guximshëm dhe i bashkuar kundër grupeve terroriste, të cilat kohëve të fundit kanë rritur sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Thirrja e presidentit Kabore në një adresim televiziv vjen një ditë pas sulmit vdekjeprurës që mori jetën e dhjetëra personave dhe la shumë të tjerë të plagosur.

“I bëj thirrje popullit të Burkina Faso-s, brenda dhe jashtë vendit, që të bashkohet dhe mobilizohet në luftën kundër terrorizmit, pavarësisht fesë, përkatësisë etnike e opinionit politik”, tha Kabore.

Ai tha se ka urdhëruar rekrutimin e vullnetarëve të mbrojtjes në zonat nën kërcënim, duke theksuar se “vetëm një mobilizim i përgjithshëm i bijve dhe bijave të kombit” mund të mposht vrasësit.

Duke theksuar se sulmet kanë për qëllim ngjalljen e frikës midis popullit dhe destabilizimin e demokracisë së vendit, Kabore tha se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë do të ndjekin terroristët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.

Autoritetet njoftuan se të paktën 37 persona u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën të mërkurën në një sulm ndaj autokolonës që transportonte punonjës lokalë të ndërmarrjes kanadeze të minierave Semafo në Burkina Faso. Pesë autobusë po shoqëroheshin nga ushtria kur ishin në pritë nga “individë të armatosur të paidentifikuar”.

Presidenti shpalli tri ditë zie që fillon nga dita e sotme.

“Gjatë këtyre 72 orëve, e ftoj çdo qytetar të kujtojë dhe të analizojë veten, të forcojë besimin e tij në unitet, kohezion dhe paqe në vendin tonë”, tha Kabore.

Sulmi i fundit konsiderohet si më vdekjeprurës që kur ekstremistët u aktivizuan në vend në vitin 2015.

Tri gupe militante kanë shkatërruar Burkina Faso-n në pjesën veriore dhe lindore të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Ouagadougou që nuk është kursyer.

Raportet tregojnë se qindra njerëz janë vrarë deri më tani këtë vit dhe më shumë se 150 mijë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve në rajonin Sahel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın