Bota

Burkina Faso kufizon qasjen në Facebook pas ndërprerjeve të internetit

‘The Internet Society’ vuri në dukje një ndërprerje "të papritur dhe të pajustifikuar" të internetit për 92 orë nga 20 nëntori i vitit 2021, që përfaqëson 70 për qind të trafikut kombëtar

George Albert Bernard   | 20.01.2022
Burkina Faso kufizon qasjen në Facebook pas ndërprerjeve të internetit

Doula

Burkina Faso ka bërë të ditur se po kufizon qasjen në Facebook, duke përmendur "arsye të sigurisë dhe shqetësime të tjera të interesit kombëtar", transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i qeverisë, Alkassoun Maiga, njoftoi masën kundër platformës së mediave sociale me bazë në SHBA në një konferencë për media pas një takimi të Këshillit të Ministrave.

"Unë nuk kam qasje në Facebook", tha Maiga në përgjigje të shqetësimeve për paarritshmërinë e tij.

Për disa javë njerëzit në Burkina Faso, e cila është goditur nga sulme të përsëritura terroriste, janë dëshpëruar për ndërprerjet dhe pa arritshmërinë e internetit për disa ditë.

‘The Internet Society’, një organizatë joqeveritare që promovon përdorimin e internetit në mbarë botën, vuri në dukje një ndërprerje "të papritur dhe të pajustifikuar" të internetit për 92 orë nga 20 nëntori i vitit 2021, që përfaqëson 70 për qind të trafikut kombëtar.

Duke iu referuar ndërprerjes së energjisë, Maiga tha se, "Ne informuam të gjithë se për arsye të sigurisë dhe shqetësime të tjera të interesit kombëtar, qeveria ka të drejtë të bëjë rregullore".

Përballë pasigurisë në rritje dhe popullsisë së pakënaqur që ka demonstruar disa herë kundër menaxhimit të krizës nga qeveria, Maiga beson se "zgjedhja duket e qartë" mes "të lejosh përhapjen e sigurisë dhe të marrësh masa për të ruajtur kontrollin minimal mbi situatën".

"Interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesat tona të veçanta", tha ai.

Maiga tha se qeveria nuk është e detyruar të shpjegojë apo justifikojë veten, sepse është në interesin më të mirë të kombit.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar të martën, ‘Le Balai Citoyen’, një lëvizje e shoqërisë civile, dënoi "një diktaturë që nuk ka frymëzim dhe zgjidhje për problemet reale të vendit".

Lëvizja e shoqërisë civile po ashtu dënoi kufizimet e lirisë dhe "bashkëfajësinë aktive të Autoritetit Rregullativ dhe Shërbimeve Postare (ARCEP), si dhe të ofruesve të shërbimeve të internetit".

Për organizatën joqeveritare ‘The Internet Society’ këto kufizime janë "shkelje serioze e të drejtave dhe lirive individuale të mbrojtura nga themeluesit e internetit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın