Bota

Bullgaria dëbon 70 diplomatë rusë me akuza për spiunazh

“Shumica e këtyre njerëzve punojnë për shërbime të tjera. Ata e kanë përdorur titullin e tyre diplomatik vetëm si mbulim”, tha Petkov

Ihvan Radoykov   | 28.06.2022
Bullgaria dëbon 70 diplomatë rusë me akuza për spiunazh Foto: AA/Arkiv

Sofje

Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka bërë të ditur se vendi i tij po dëbon 70 diplomatë rusë pasi i shpalli persona të padëshiruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në parlament, Petkov tha se ata do të dërgojnë në vendin e tyre 70 diplomatë që “punojnë kundër interesave të Bullgarisë”.

“Shumica e këtyre njerëzve punojnë për shërbime të tjera. Ata e kanë përdorur titullin e tyre diplomatik vetëm si mbulim”, tha Petkov.

Ai theksoi se diplomatët e dëbuar pritet të largohen nga Sofje të dielën.

Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se ka thirrur ambasadorin bullgar, Atanas Krastin dhe se i ka dorëzuar atij një notë për dëbimin e diplomatëve bullgarë nga Moska.

Më 18 mars, Bullgaria shpalli persona të padëshiruar dhjetë diplomatë rusë, duke i akuzuar ata për “veprimtari të papajtueshme me statusin diplomatik”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın