Bota, Ekonomi

Britania shqyrton heqjen e kufizimeve të importit për produktet ushqimore japoneze

Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministri britanik Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike

Ahmet Furkan Mercan  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Britania shqyrton heqjen e kufizimeve të importit për produktet ushqimore japoneze

Tokio

Britania e Madhe po mendon heqjen e kufizimeve të importit për produktet ushqimore japoneze pas tërmetit të vitit 2011 në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe kryeministri britanik Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike e cila zgjati rreth 30 minuta.

Në bisedën ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale ata shkëmbyen mendime rreth "gjendjes rajonale" përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut.

Të dy kryeministrat njoftuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin për të realizuar vizionin "Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur" kundër aktiviteteve të Kinës.

Duke mirëpritur rritjen e bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet dy vendeve dy homologët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi midis Forcave të Vetë-Mbrojtjes Japoneze (JSDF) dhe ushtrisë britanike në të ardhmen e afërt për të "rritur ndërveprimin".

Sipas Zyrës së Jashtme në takim u diskutua pjesëmarrja e Britanisë në marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë në Partneritetin Trans Paqësor (TPP).

Sipas informacionit të dhënë nga agjencia Kyodo për një zyrtar të Ministrisë së Jashtme japoneze, Kishida deklaroi se ai planifikon të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP26) që do të mbahet në Glasgow të Skocisë.

Gjatë takimit Johnson tha se pas katastrofës bërthamore në Fukushima të vitit 2011, Mbretëria e Bashkuar po mendon heqjen e kufizimeve të importit për produktet ushqimore japoneze.

Pasi SHBA-ja hoqi kufizimet e importit për produktet ushqimore japoneze në fund të muajit të kaluar, numri i vendeve dhe rajoneve që vendosën ndalime të importit në vend u ul në 14.

Bashkimi Evropian në mes të këtij muaji do të lehtësojë kufizimet e importit të produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Japonia.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın