Bota

Britania dhe Katari bien dakord për përpjekje diplomatike në Lindjen e Mesme

Në njoftim theksohet se Johnson dhe al Thani ndanë “shqetësimin për sjelljen destabilizuese të Iranit dhe u pajtuan për rëndësinë e negociatave në de-eskalimin e tensioneve rajonale”

Ahmet Gürhan Kartal   | 20.09.2019
Britania dhe Katari bien dakord për përpjekje diplomatike në Lindjen e Mesme

Londër

Mbretëria e Bashkuar dhe Katari janë pajtuar mbi rëndësinë e negociatave në de-eskalimin e tensioneve rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky njoftim i qeverisë britanike erdhi pas një takimi në Londër midis kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe Emirit të Katarit, sheiku Tamim bin Hamad al Thani.

“Kryeministri takoi Lartësinë e Tij sheik Tamim bin Hamad al Thani, Emirin e Katarit”, thuhet në njoftim.

Krerët e të dy vendeve mirëpritën “thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve”.

Johnson përsëriti urimet e tij ndaj Katarit për pritjen e Kupës së Botës 2022.

“Kryeministri i tha Lartësisë së Tij se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për unitetin e Gjirit dhe sigurinë kombëtare të Katarit. Ata ranë dakord se lufta në Jemen duhet të marrë fund. Ata po ashtu diskutuan sulmet e fundit në fabrikat e naftës Aramco në Arabinë Saudite”, theksoi qeveria britanike.

Në njoftim theksohet se ata po ashtu ndanë “shqetësimin për sjelljen destabilizuese të Iranit dhe u pajtuan për rëndësinë e negociatave në de-eskalimin e tensioneve rajonale”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın