Bota, Koronavirusi

Britani, rritet në 2.352 numri i të vdekurve nga COVID-19

Londra dhe Midlands janë ndër rajonet më të prekur në vend, ndërsa një e treta e të gjitha vdekjeve besohet se janë në Londër

Ahmet Gürhan Kartal   | 01.04.2020
Britani, rritet në 2.352 numri i të vdekurve nga COVID-19

Londër

Numri i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Britani ka shkuar në mbi 2.300 me një rritje rekord prej 563 viktimash brenda një dite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) tha se sipas të dhënave nga ora 21:00 e datës 31 mars, gjithsej 2.352 prej pacientëve që janë mjekuar në spital pasi rezultuan pozitivë në teste kanë humbur jetën.

DHSC gjithashtu tha se që deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, gjithsej 152.979 persona janë testuar, ndërsa 29.474 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht, Britania është bërë një nga vendet më të prekura në gjithë Evropën pas Italisë, Spanjës dhe Francës për sa u përket viktimave nga pandemia.

Një fillorist 13-vjeçar mysliman nga Brixton, në jug të Londrës, dje u bë viktima më e re në vend.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock janë në izolim pasi kanë rezultuar pozitivë.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, gjithashtu është infektuar me virusin dhe është në izolim.

Londra dhe Midlands janë ndër rajonet më të prekur në vend, ndërsa një e treta e të gjitha vdekjeve besohet se janë në Londër.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit ka ngritur një spital emergjent me 4.000 shtretër në Londër, në një nga qendrat më të mëdha të kongreseve, qendrën ExCel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın