Bota

Bregu Perëndimor, kolonët hebrenj vandalizojnë xhaminë dhe pronat e palestinezëve

Naxhih Rustem, kryetar i Bashkisë së qytezës Kefr Malik pranë qytetit të Ramallahut, tha për AA se sulmi racist u krye nga një grup kolonësh hebrenj të cilët në mënyrë të organizuar bastisën qytezën

Esat Fırat  | 17.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Bregu Perëndimor, kolonët hebrenj vandalizojnë xhaminë dhe pronat e palestinezëve ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Ramallah

Kolonët hebrenj kanë dëmtuar shtatë automjete të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkruar po ashtu slogane raciste në muret e një xhamie dhe disa shtëpive, raporton Anadolu Agency (AA).

Naxhih Rustem, kryetar i Bashkisë së qytezës Kefr Malik pranë qytetit të Ramallahut, tha për AA se sulmi racist u krye nga një grup kolonësh hebrenj të cilët në mënyrë të organizuar bastisën qytezën.

Organizata radikale hebraike me emrin "Paguaj Çmimin", e cila njihet për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor, kryen sulme të ngjashme edhe në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi pas luftës në vitin 1967, gjenden afër 250 vendbanime ilegale, në të cilat jetojnë mbi 400.000 kolonë, të cilët vështirësojnë jetën e përditshme të palestinezëve.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen ilegale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.