Bota

Bregu Perëndimor, humb jetën i moshuari palestinez pasi u përplas nga automjeti ushtarak izraelit

Suleiman al-Hathaleen u plagos rëndë më 5 janar pasi u godit nga një automjet ushtarak gjatë një bastisjeje izraelite në qytetin Umm al-Khair në pjesën jugore të Bregut Perëndimor

Ekip  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 17.01.2022
Bregu Perëndimor, humb jetën i moshuari palestinez pasi u përplas nga automjeti ushtarak izraelit

Ankara

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se palestinezi 69-vjeçar, Suleiman al-Hathaleen, vdiq nga plagët e marra pasi u përplas nga një automjet ushtarak izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Suleiman al-Hathaleen u plagos rëndë më 5 janar pasi u godit nga një automjet ushtarak gjatë një bastisjeje izraelite në qytetin Umm al-Khair në pjesën jugore të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Sipas të afërmve të tij, automjeti erdhi dhe u përplas drejt në Suleiman Al-Hathaleen, teksa ai qëndronte në anë të rrugës.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se Al-Hathaleen iu nënshtrua plagëve në spitalin Al-Mezan në El-Khalil (Hebron).

Al-Hathaleen konsiderohet si një simbol i rezistencës palestineze në mesin e vendasve, pasi ai merrte pjesë rregullisht në protesta kundër sulmeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.