Bota

Bregu Perëndimor, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

Ushtria izraelite tha se dy të rinj palestinezë hodhën koktej molotovi ndaj ushtarëve izraelitë që kalonin përmes një tuneli në një rrugë të Kudsit pranë Beit Yal në Betlehem

Esat Fırat   | 15.10.2021
Bregu Perëndimor, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

Kuds

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez prenë qytetit të Betlehemit në Bregun Perendimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi se dy të rinj palestinezë hodhën koktej molotovi ndaj ushtarëve izraelitë që kalonin përmes një tuneli në një rrugë të Kudsit pranë Beit Yal në Betlehem. Më tej theksohet se ushtarët izraelitë u kundërpërgjigjen.

Nga ushtria izraelite konfirmuan se ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë një palestinez.

Autoritetet palestineze ende nuk janë prononcuar lidhur me ngjarjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın