Bota

Brazili nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon

"Amazoni është më i madh se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë "Nuk kemi resurse për këtë"

Muhammed Emin Canik   | 23.08.2019
Brazili nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon

Buenos Aires

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se vendi i tij nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon, pyjet e shiut më të mëdha në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të mediave të Brazilit, Bolsonaro ka njoftuar se vendi i tij nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon.

"Amazoni është më i madh se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë "Nuk kemi resurse për këtë".

Presidenti djathtist ekstrem Bolsonaro, javën e kaluar kishte theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për para, pasi Norvegjia dhe Gjermania kishin vendosur që të ndërprejnë fondet e siguruara në kuadër të projekteve të qëndrueshmërisë së pyjeve në Brazil.

Ndërkohë edhe Paraguaji dhe Bolivia kishin nisur të ndërhyjnë në zjarret që morën nën ndikim Amazonin. Nga zjarret në Bolivi u shndërrua në hi 500 mijë hektarë pyll.

- Në Brazil zjarret pyjore janë rritur për 83 për qind brenda një viti

Instituti Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë (INPE) theksoi se brenda një viti 72 mijë zjarre pyjore kanë ndodhur në pyjet më të mëdha në botë.

Sipas të dhënave nga INPE, zjarret pyjore në vend kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në 6 vitet e fundit. Numri i zjarreve është rritur për 83 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm brenda një jave kanë ndodhur rreth 10 mijë zjarre pyjore, gjë që ka prekur në mënyrë negative zonat e mbrojtura dhe popullsinë lokale.

- Bolsonaro fajëson organzitat joqeveritare mjedisore

Presidenti Bolsonaro tha se ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë shkaktar të zjarreve pyjore.

“Ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë të përfshira në një krim për të tërhequr vëmendjen e publikut, sepse ata janë kundër meje dhe qeverisë. Unë nuk e konfirmoj këtë, por është e mundur”, tha Bolsonaro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın