Bota, Koronavirusi

Brazil, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 159

Ministri brazilian i Shëndetësisë tha se vendi i tij nuk ishte i pajisur mirë për të luftuar virusin dhe se ka nevojë për më shumë njësi të kujdesit intensiv dhe pajisje të frymëmarrjes

Ali Murat Alhas   | 31.03.2020
Brazil, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 159

Ankara

Numri i të vdekurve në Brazil nga koronavirusi i ri është rritur nga 23 në 159 persona, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i vendit, Luiz Henrique Mandetta, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mandetta tha se vendi i tij nuk ishte i pajisur mirë për të luftuar virusin dhe se ka nevojë për më shumë njësi të kujdesit intensiv dhe pajisje të frymëmarrjes.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro, i cili më parë i referohej masave të koronavirusit si "histeri", tha se deklaratat e gjendjeve të jashtëzakonshme nga disa guvernatorë ishin të ekzagjeruara.

Më 18 mars, gjendje e jashtëzakonshme u shpall në shtetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, ku shpërthimi ishte më i dukshëm.

Brazili gjithashtu ka njoftuar të paktën 4.579 raste të konfirmuara.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 177 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın